Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se kanë shfuqizuar certifikatat e 15 bizneseve që sipas tyre, kanë përmbajtje antikushtetuese.
Përmes një njoftimi në Facebook, MINT bënë të ditur se arsyet e shfuqizimeve ndërlidhen me adresa të cilat figurojnë në Serbi dhe jo në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
“Këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj”, thuhet në njoftim.
Lista e bizneseve që janë shfuqizuar është si më poshtë:
BOMEK SH.P.K.
LENSIA SH.P.K. ( me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C.)
MAP SH.P.K.
MTS D.O.O.
NDERTIMI FI 6285 92 SH.A.
THE BUSINESS CLUB L.L.C.
LIRIAN CARS L.L.C.
BUS SOFTËARE SH.P.K.
GLOBOSOS SH.P.K.
AGENCY S&E SH.P.K.
DEVOLLI GROUP SH.P.K.
VITALAND L.L.C.
BEYOND SH.P.K.
ELBA PARTNERS L.L.C.
PITE KATUNI SH.P.K.
Tutje, MINT bënë të ditur se shfuqizimi i certifikatave të shoqërive tregtare, që janë identifikuar me shkelje të njëjta apo të ngjashme, do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim.
Në ndërkohë, ARBK ka vazhduar të bëjë edhe regjistrimin e bizneseve të reja, të cilat kanë aplikuar sipas kërkesave ligjore, me dokumente valide dhe me përmbajtje në pajtim me frymën kushtetuese.
“Vetëm për dy ditët e fundit, pra me 7 dhe 8 gusht 2023 në sportelet zyrtare të ARBK-së janë regjistruara 86 shoqëri tregtare te reja, prej të cilave janë 33 biznese individuale (B.I) dhe 53 biznese shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SH.P.K)”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info/
Kurti: Synimi ynë është që edhe Kosova të marrë pjesë në Eur...
“Çfarëdo që vendosim tani do llogaritet si lojë”, Sara dhe D...
Policia me njoftim për disa gjoba në rajonin e Prishtinës
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...