Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbajti sot Konferencën Vjetore në të cilën u shpalos Strategjia për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030, me instrumentet në përkrahje të biznesit.
“Në këtë konferencë, ku të pranishëm ishin Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, përfaqësues nga akademia dhe komuniteti i biznesit, u prezantuan politikat dhe progresi në përmirësimin e ambientit për të bërit biznes dhe mbështetja e bizneseve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor në vendin tonë”, thuhet në njoftim.
Kurti, në fjalën e tij para të pranishmëve, tha se përmes angazhimit qeveritar, po ofrohet një kornizë strategjike e politikave për të mbështetur industrinë prodhuese të vendit, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për krijimin e një mjedisi të të bërit biznes që do ta bëjë Republikën e Kosovës një destinacion më konkurrues në Evropën Juglindore.
Ndërkaq, ministrja Hajdari, tha se ky vit është përcjell me rezultate të prekshme dhe me reforma të shumëpritura, të theksuara edhe në Raportin e fundit të Progresit për Kosovën, të Komisionit Evropian, të cilat kanë pasur ndikim të drejtpërdrejt në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, zhvillimin e industrisë prodhuese dhe përpunuese me rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e bilancit tregtar, zhvillimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit, si dhe përmirësimin e mbikëqyrjes së tregut.
Tutje, përgjatë kësaj konference, foli edhe Zëvendës Ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Alyson Grunder, e cila vlerësoi angazhimin e Republikës së Kosovës në rritjen e qëndrueshme, duke theksuar mbështetjen e ShBA-së në procesin e integrimit evropian.
“Konferenca vazhdoi me panel me diskutim të hapur, në përbërje nga: Drejtorja e Departamentit të Industrisë në MINT, Valbone Dushi, U.D Drejtori i Përgjithshëm i KIESA, Zef Dedaj, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive, Besnik Berisha”, thuhet tutje në njoftim.
Në përmbyllje të kësaj konference, mes përfaqësuesve të bizneseve dhe panelistëve u zhvillua diskutimi i hapur, gjë që u vlerësua si mjaft pozitive nga të pranishmit./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...