Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar lidhur me regjistrimin dhe shuarjen e bizneseve për pesë vitet e fundit.
Sipas MINT, bizneset e reja të regjistruara gjatë vitit 2022 shënojnë numrin më të lartë të bizneseve të regjistruara që nga viti 2009 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare (ARBK).
“Gjatë muajit janar të vitit 2023 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ( ARBK) janë regjistruar 878 biznese të reja, kurse gjatë vitit 2022 gjithsejt janë regjistruar 11053 biznese të reja. Bizneset e reja të regjistruara gjatë vitit 2022 shënojnë numrin më të lartë të bizneseve të regjistruara që nga viti 2009 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare”, thuhet në njoftim, përcjell arbresh.info/
Gjatë vitit 2022 sipas MINT janë shuar 1774 biznese.
Biznesset që e ndryshojnë llojin e biznesit, sipas njoftimit konsiderohen të shuara.
“Poashtu gjatë vitit 2022 janë shuar 1774 biznese, nga të cilat 278 kanë kaluar nga Biznesi Individual në SHPK. por që sipas ligjit në fuqi, bizneset që ndryshojnë llojin e biznesit, me automatizëm konsiderohen të shuara, pra këtu hyjnë të gjitha rastet të cilat kanë ndryshuar status të veprimtarisë së tyre ndërkaq rastet e tjera janë kryesisht të natyrës vullnetare”, thuhet tutje në njoftim.
Gjithashtu, MINT e ka paraqitur një grafikë ku tregohen bizneset e regjistruara dhe të shuara nga viti 2018 – 2022, po ashtu edhe për muajin e parë të vitit 2023:
Gjatë vitit 2022 biznese të regjistruara kanë qenë 11053 kurse të shuara 1774
Gjatë vitit 2021 biznese të regjistruara kanë qenë 10660 kurse të shuara 1584
Gjatë vitit 2020 biznese të regjistruara kanë qenë 9806 kurse të shuara 1774
Gjatë vitit 2019 biznese të regjistruara kanë qenë 9631 kurse të shuara 1738
Gjatë vitit 2018 biznese të regjistruara kanë qenë 9940 kurse të shuara 1881
Prej datës 01.01.2023 deri me datë 31.01.2023 janë regjistruar 878 kurse të shuara 116.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...