Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) nesër do të promovojnë lansimin e skemës së granteve për inovacion.
Sipas njoftimit, kjo ka për qëllim mbështetjen e bizneseve startup dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) me koncepte innovative, shkruan Arbresh.info.
“Kjo grant skemë është bashkëfinancim ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes KIESA-s dhe projektit LuxDev, në vlerë prej 1.9 milionë euro.”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, konferenca për media do të mbahet në ora 14:00, në hollin e MINT-it, ku do të marrin pjesë Ministrja Rozeta Hajdari dhe z. Eric Dietz, Chargé d’Affaires i Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut./Arbresh.info/
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren