Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka mobilizuar Inspektoratin e Tregut për të ngritur sigurinë e produkteve në treg, mbrojtjen e konsumatorit, si dhe mbrojtjen e konkurrencës.
Ky mobilizim është koordinuar edhe me Doganën e Kosovës, ku me datën 03.06.2021, në pikën kufitare në Vërmicë, inspektorët e tregut kanë marrë nga 5 mostra të produkteve ndërtimore “shufra çeliku – armaturë φ12mm, të kualitetit B500C”, nga tre importues të ndryshëm.
Mostrat janë testuar në Laboratorin e akredituar dhe për secilën mostër janë testuar nga 8 parametra.
Referuar raporteve të lëshuar nga Laboratori i akredituar, rezulton që në të tri ngarkesat është shfaqur jo-konformiteti sipas Standardit EN 10080, prandaj Inspektorati i Tregut ka marrë vendim që produktet e ndërtimit shufra çeliku – armaturë φ12mm të mos lejohen të vendosen në tregun e brendshëm për shkak se të njëjtat nuk plotësojnë kërkesat sipas Ligjit nr. 06/l-033 për Produkte të Ndërtimit, gjegjësisht sipas Standardit përkatës EN 10080.
Produktet e lartcekura, të të njëjtit prodhues, nuk lejohet të futen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës derisa të mos eliminojnë jokonformitetin e cekur më lartë. Po ashtu edhe produktet e njëjta (shufra çeliku – armaturë), të cilat importohen nga prodhues të shteteve të tjera, para hyrjes në tregun e brendshëm, do të verifikohen nga Inspektorati i Tregut i MINT.
MINT, respektivisht Inspektorati i Tregut do të vazhdojë me verifikimin e sigurisë së produkteve, në bashkëpunim të ngushtë me operatorët ekonomikë dhe organet e tjera përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe standardeve në fuqi.
Po ashtu, Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë ndaluar hyrjen në treg të 152 pajisjeve elektrike (shporetëve), që bartnin shenjën e konformitetit të Serbisë dhe nuk ishin në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza