Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK), nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Doganën e Kosovës, për sigurimin e të dhënave dhe qasjen online nga ana e Doganës në të dhënat e Shoqërive Tregtare nga regjistri zyrtar i bizneseve në ARBK.
Sipas njoftimit, nënshkrimi i memorandumit u realizua në ambientet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Lebibe Haliti në cilësinë e zv. Drejtores së Përgjithshme të ARBK-së, dhe Agron Llugaliu, Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, përcjell Arbresh.info.
“Sigurimi i të dhënave nga ARBK, do të ndihmojë Doganën e Kosovës në veçanti gjatë procesit të hetimit dhe luftimit të aktiviteteve të paligjshme, si dhe do të ndikojë dukshëm në fuqizimin dhe lehtësimin e mëtutjeshëm të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional.”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...