MINT: Besueshmëria në institucione nga qytetarët po rritet çdo ditë e më shumë

14:06 | 18 Janar 2024
K.B

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka njoftuar se kanë pranuar 462 ankesa nga qytetarët, të cilët kanë raportuar parregullsitë të cilat i kanë hasur në treg.

MINT me anë të një komunikate për media, bën të ditur se 347 prej tyre janë ndaj disa operatorëve kabllorë, shërbimet e të cilave janë të rregulluara me kontratë mes palëve në Republikën e Kosovës.

“Për vetëm dy javët e para të këtij viti, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, gjegjësisht Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, ka pranuar 462 ankesa nga qytetarët, të cilët kanë raportuar parregullsitë të cilat i kanë hasur në treg. Prej tyre, 347 ankesa janë ndaj disa operatorëve kabllorë, shërbimet e të cilave janë të rregulluara me kontratë mes palëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë, raporton Arbresh.info

Sipas kësaj ministrie, përkushtimi maksimal për të qenë në krah me konsumatorit, ka bërë që këto ankesa të adresohen në kohë rekord tek institucionet relevante për trajtim të mëtejmë

“Angazhimi dhe përkushtimi maksimal i MINT për të qenë në krah me konsumatorit, ka bërë që këto ankesa të adresohen në kohë rekord tek institucionet relevante për trajtim të mëtejmë, derisa vet MINT do të sigurohet që secila ankesë të marrë përgjigjen zyrtare, në mënyrë që ky rast të marr epilogun e vet dhe qytetarëve, respektivisht konsumatorëve, t’u mbrohet e drejta e tyre e garantuar me ligj”, thuhet tutje në komunikatë.

MINT thekson gjithashtu se për rritjen e besueshmërisë në institucione nga qytetarët, në vitin 2023 hartuan Ligjin e ri për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili u miratua nga Qeveria

“Rritja e vazhdueshme e numrit të ankesave nga qytetarët në Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit, e cila funksionon në kuadër të MINT, dëshmon njëherazi rritjen e besueshmërisë në institucione nga qytetarët. Për këtë qëllim, MINT në vitin 2023 hartoi Ligjin e ri për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili u miratua nga Qeveria dhe i cili fuqizon edhe më tej mbështetjen institucionale për të drejtën e konsumatorit në treg”, bën të ditur më tej komunikata.

Kurse sa i përket ankesave gjatë vitit që lamë pas, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit pranoi mbi 3000 ankesa, ku numri më i madh i ankesave ishte në kategorinë e tregtisë.

“Vetëm gjatë vitit 2023, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit pranoi mbi 3000 ankesa, ku numri më i madh i ankesave ishte në kategorinë e tregtisë, ku përfshihen: mospërputhja e çmimit, moskthimi i mallit, riimbursimi i mjeteve, mashtrimi i konsumatorit, etj”, thuhet në kumtesë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme