Google ADS

Minsitri Aliu: Nuk mund të caktoj data por premtoj ndarjen e buxhetit për rrugën Prishtinë-Podujevë

11:28 | 7 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu thotë se nuk mund të caktoj data por premton ndarjen e buxhetit për rrugën Prishtinë-Podujevë, shrkuan arbresh.info.

“Deputet kërkuat data nuk mund t’ju them data por vullnetin dhe fillimin e inicimit këtë mund të jau premtoj ndarjen e buxhetit për rrugën Prishtinë- Podujevë”, tha ai.

Ai thekson se arsyeja përse nuk mund të thotë data të caktuara është përshak se rritja e çmimeve ka ndikuar në fushën e ndërtimit të infrastrukuturës.

“Për data nuk mund të ju them për një arsye përshkak se rritja e çmimive në fushën e ndërtimit e ka pengu dhe e stopu gjithë fushën e ndërtimit dhe rrjedhimisht i ka ngadalësuar projektet infrastrukturore”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme