Ministrja për Dialog, Edita Tahiri është takuar sot në një drekë pune me Matthew Palmer, drejtor i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer
Në këtë takim, ministrja Tahiri vlerësoi lartë angazhimet z. Palmer në proceset e rëndësishme për Kosovën dhe rajonin në gati tre dekadat e punës së tij si diplomat amerikan dhe sidomos në përkrahje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Është qenësore që SHBA-të të vazhdojnë rolin udhëheqës në proceset e paqes dhe perspektivës euroatlantike të rajonit”, tha ministrja Tahiri, duke e siguruar z. Palmer se për Kosovën aleanca strategjike me SHBA-në është interes nacional dhe se Kosova po ecë sigurt në rrugën euroatlantike, përmes një qeverisje demokratike dhe reformatore.
Ministrja Tahiri e njohu nga afër z. Palmer me zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend dhe vendosmërinë e shtetit të Kosovës për të bërë progres të gjithanshëm dhe përshpejtim të integrimeve euro-atlantike. “Kosova është një model për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunime rajonale, të cilën po e dëshmon edhe në dialogun e Brukselit”, tha ministrja Tahiri, duke shtuar se provokimet destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës i menaxhuam me maturi dhe të palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.
Nga ana e tij, drejtori i Zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, z. Palmer tha se SHBA-të mbështesin fuqishëm shtetin e Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euroatlantike. “Ne vlerësojmë progresin që është arritur në Kosovë dhe përkushtimin tuaj serioz për reforma dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tuaj”, tha z.Palmer, duke shprehur kënaqësinë që edhe vet ti shohë përparimet e Kosovës. Ai potencoi se përkushtimi i SHBA-ve për Kosovën dhe rajonin do të jetë i njëjtë siç ka qenë gjatë gjithë proceseve të lirisë dhe pavarësisë së saj. Ai po ashtu theksoi se SHBA-të mbështesin dialogun për fqinjësi të mirë që po zhvillohet në Bruksel, duke thënë se është në interes për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe ardhmërinë euroatlantike të Kosovës.
Në fund të takimit, z. Palmer tha se e mirëpresin që ministrja Tahiri të zhvillojë së shpejti një vizitë zyrtare në SHBA.
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...