Ministrija serbe e drejtësisë, Nela Kuburoviq ka kërkuar nga Bashkimi Evropian argumente pse Kosova nuk mund ta krahasohet me Kataloninë.
Sipas saj, BE-ja duhet të jetë më neutrale pasi pavarësinë e Kosovës ende nuk e kanë njohur pesë shtete: Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Greqia.
“Zëdhënësja e BE-së, Kocijançiq ka thënë se Kosova është një rast ‘sui genersis’, ne po përpiqemi të marrim përgjigje se çfarë e bën Kosovën më të veçantë në krahasim me vendet e tjera. Ju duhet të jepni argumente pse Kosova është rast specifik. Edhe pse jemi kandidat për anëtarësim në BE, kjo nuk do të thotë se duhet të qëndrojmë të heshtur dhe të mos i përgjigjemi padrejtësive”, ka thënë Kuburoviq, transmeton lajmi.net.
Tutje, ajo ka theksuar se gjatë javës së ardhshme do të dërgohet letra e Serbisë në drejtim të Bashkimit Evropian.
“Ka pasur një ekip që merr pjesë në shkrimin e letrave, disa ministra janë të përfshirë në këtë çështje. Serbia do ta paraqes kronologjinë e ngjarjeve dhe procesin e operimit në Kosovë, në mënyrë që të besojmë se letra të provohen argumente dhe fakte”, shtoi ajo.
Se Kosova nuk është rast “sui genersis”, ajo e ka përmendur faktin e mos aplikimit të Kosovës në Interpol dhe UNESCO për shkak që nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme.
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...