Në kuadër të vizitave që Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj po u bënë zonave të mbrojtura me interes të veçantë në Kosovë, kësaj radhe ka vizituar monumentet e rëndësisë së veçantë kulturore, historike e fetare në Prizren.
Duke u bazuar në ankesat e përfaqësuesve të monumenteve në Qendrën Historike të Prizrenit dhe përfaqësuesve të mekanizmave ndërkombëtar që veprojnë në Kosovë ministrja Reshitaj u zotua që ne si ministri në asnjë mënyre nuk do të lejojmë dëmtimin e këtyre vlerave, por do të angazhohemi në gjetjen e mundësive në konservimin e trashëgimisë kulturore si dhe promovimin e tyre si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe turizmit.
MMPH-ja në bashkëpunim me komunën e Prizrenit do të punoi në zbatimin e kornizës ligjore që ndalon dëmtimin e këtyre monumenteve, ndërtimet pa leje rreth tyre si dhe funksionalizimin e inspektoratit lokal dhe qendror në mënyre që të ruhen dhe promovohen këto monumente historike që ka vendi ynë shtojë nder të tjerash ministrja Reshitaj.
Në kuadër të kësaj vizite ministrja Reshitaj takoi edhe shumë qytetarë të Prizren nga të cilët kërkoj që bashkë të kujdesemi për ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave të trashëgimisë kulturore që ka Prizreni.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...