Ministrja Reshitaj: Do ta mbështesim Komunën e Prishtinës me subvencione

19:11 | 29 Janar 2018
M. A.

Në një mbledhje të përbashkët mes Komunës së Prishtinës, Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës është diskutuar gjetja e një zgjidhje të përbashkët për ndalimin e ndotjes së ajrit në kryeqytete, shkruan arbresh.info/

Në këtë takim urgjent që është mbajtur në orët e vona të ditës së hënës, është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve që vijnë nga vendet tjera në Prishtinë, parandalimi i shitjes së thëngjillit, ndalimi i përdorimit të thëngjillit në lokalet dhe në shtëpitë.

Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, në këtë konferencë ka thënë se do ta mbështes Komunën e Prishtinës në uljen e nivelit të ndotur të ajrit.

Ajo ka thënë se ministria që ajo drejton do t’i dhurojë subvencione Komunës së Prishtinës për të siguruar transportin e personave që do t’i lënë veturat në parkingje jashtë Prishtinës.

“Qe nga fillimi i marrjes së punës si ministre e kam vënë në pa problemin me ndotjen e ajrit. Ne kemi filluar që disa muaj duke e bartë përgjegjësinë për të ndikuar në uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Të gjitha këto masa që po mirën janë pjesë  hartimit të planit të ministrisë sonë. Ne po e ndihmojmë komunën e Prishtinës me subvencione për transportin urban. Me inspektoratin e komunës jemi dekoduar që këto ditë të bëjnë inspektimi e bizneseve të vogla dhe familjare që i kalojnë nivelet e ndotjes. Ndalimi i përkohshëm i thëngjillit  në kryeqytet është shumë domethënës sepse në një plan afatgjatë do të shohim ndalimin e shitjes së thëngjillit nga gropat dhe kompanitë ilegale”, ka thënë Reshitaj./Arbresh.info/

Këtë iniciativë e ka mbështetur edhe ministri i punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe polica është në dispozicion që të ju ndihmoj ne çdo vendim që është i bazuar në ligj për gjetjen e një zgjidhje për këtë çështje”, ka thënë ministri Sefaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme