Google ADS

Ministrja Reshitaj sjell lajme të mira për Mitrovicën

15:32 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj dhe zëvendësi i saj Fatmir Matoshi, janë pritur nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, me ç’rast kanë biseduar për projektet që kjo Ministri ka parapa të realizohen në Komunën e Mitrovicës në vitin 2018.

Fillimisht Ministrja Reshitaj i uroi kryetarit Bahtiri rizgjedhjen në postin e kryetarit të Komunës edhe për mandatin e ardhshëm katërvjeçar.

“Fitorja e juaj bindëse tregon se keni punuar shumë për qytetin dhe qytetarët e Mitrovicë, si dhe e keni menaxhuar mirë Komunën. Unë besoj se ju në mandatin e ardhshëm do të jeni edhe më të suksesshëm”, tha Ministrja Reshitaj.

Në vazhdim ajo i tha kryetarit Bahtiri se urimi më i mirë për të është njoftimi se Ministria e saj do të realizoj në Mitrovicë projekte të shumta me interes për qytetin e qytetarët, që kapin shumën prej miliona eurosh.

Ministrja Reshitaj ia dorëzoi kryetarit Bahtiri listën e projekteve që Ministria e saj do t’i realizoj në vitin 2018 e që janë:Kopshti Botanik; Ujësjellësi Shipol-Brus; Kanalizimi dhe ujësjellës të tjerë; Kanalizimi në Frashër, Rregullimi i shtratit të lumit Ibër; Rregullimi i shtratit të lumit Sitnicë dhe Ndërtimi i shtëpisë së peshkatarëve në liqenin akumulues në Suhadoll.

Përveç këtyre projekteve, Ministrja Reshitaj tha se Ministria e saj në bashkëfinancim me Komunën do të realizoj edhe këto projekte: Fuqizimi i
inspektoratit; Menaxhimi i mbeturinave dhe Krijimi i zonave të reja të gjelbëruara.

Kryetari Bahtiri, pasi e falënderoj ministren Reshitaj për vizitën dhe urimin për rizgjedhje në funksionin e kryetarit, tha se është shumë më i
gëzuar dhe i lumtur që Ministria ka marrë vendim të realizoj gjithë këto projekte shumë të rëndësishëm për qytetarët dhe Mitrovicën.

“Unë ju falënderoj shumë për interesimin e jashtëzakonshëm që po tregoni për Mitrovicën dhe qytetarët e saj. Ne jemi mirënjohës që ju si drejtuese e
MMPH-së keni vlerësuar se Mitrovica ka nevojë për mbështetje dhe keni marrë vendim që të realizoni një numër të madh të projekteve”, tha ndër të tjera
kryetari Bahtiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme