Ministrja Reshitaj merr mbështetje nga Apostolova

13:49 | 29 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj priti në takim njoftues shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në takim, Reshitaj e njoftoi Apostolovën me gjendjen e mjedisit dhe prioritetet e saj si udhëheqëse e këtij dikasteri.

Ajo e falënderoi zyrtaren evropiane për mbështetjen e përgjithshme të BE-së për Kosovën, përfshire këtu programet e shumta në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Ndërsa, Apostolova u shpreh se BE-ja mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit edhe në sektorin e mbrojtjes së mjedisit, me theks të veçantë në ngritjen e cilësisë së ajrit, ruajtën e trashëgimisë kulturore, mbrojtjen e resurseve ujore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme