Ministrja Reshitaj keqpërdor veturën zyrtare

14:01 | 22 Qershor 2018
Arbresh.info

Ashtu siç pritej, ashtu dhe ndodhi. Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, po vazhdon të keqpërdor resurset e Ministrisë për aktivitete e saj private.

Ditë më parë automjeti zyrtar me të cilin ajo udhëton në kohën e orarit të punës është parë duke u shfrytëzuar për nevoja personale, edhe atë në ditë vikendi, raporton Arbresh.info.

Me 19 Maj 2018, që sipas kalendarit i bie ditë e shtune,  vetura Hyundai me targa 01 RKS 252- FM, është parë duke u shfrytëzuar për mbushje të baterisë së veturës private të ministres Reshitaj.

Fotografia që botojmë dëshmon këtë pohim dhe shihet qartë që vetura zyrtare është ndaluar madje në mes të rrugës para automjetit të ministres, i cili është i tipit W-ve, Touran, ngjyrë vishnje me targa 01 RKS 300.

Me këto veprime ministrja Reshitaj shihet qartë se nuk po përfillë vendimin e kryeministri të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili gjatë shtatorit të vitit të kaluar kishte dhënë urdhër që personave që mbajnë poste publike, të zgjedhur apo të emëruar, t’u ndalohet përdorimi i pasurisë së Qeverisë (automjetet zyrtare por edhe burime tjera të pasurisë së Qeverisë) gjatë vikendit dhe pas orarit të punës.

Arbresh.info muaj më parë ka raportuar se si ministrja Reshitaj ka punësuar në këtë dikaster ka punësuar gruan e vëllait, Andrra Pllana, që mbanë pozitën e asistentes ekzekutive.

Ministres Reshitaj sikur nuk i ka mjaftuar punësimi i kunatës, ajo në kabinetin e saj ka punësuar edhe Adelina Mehiu, e cila është motra e Fisnik Mehiu, me të cilin ministrja Reshitaj bashkëjeton tash e disa vite. I dashuri i ministres Reshitaj, Fisnik Mehiu, është agjent në një operator ekonomik që merret me prodhimin e bukës, simiteve dhe ëmbëlsirave të freskëta.

Arbresh.info në ditët në vazhdim do të publikoj edhe fakte tjera rreth keqpërdorimeve të resurseve të shtetit nga kjo ministre. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme