Google ADS

Ministrja Reshitaj e gatshme për bashkëpunim me Avokatin e Popullit

14:55 | 12 Janar 2018
Arbresh.info

Ministrja e Mjedisit dhe planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka pritur në një takim një delegacion të institucionit të Avokatit të Popullit të kryesuar nga avokati, Hilmi Jashari, shkruan arbresh.info.

Në këtë takim ministrja, Reshitaj konfirmoji zotimin e saj dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar me Avokatin popullit në zbatueshmërinë e ligjeve të aplikueshme të Kosovës me të cilat funksionon MMPH-ja.

Ministrja premtoi se do të angazhohet që rekomandimet, shqetësimet dhe shkeljet e mundshme ligjore që kanë të bëjnë me mjedisin e që identifikohen nga Avokati i Popullit do të merren parasysh nga ajo si drejtuese e MMPH-së.

“Së pari ju falënderoj për angazhimin e juaj në misionin që keni në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve. Unë dhe ministria që drejtoj, do të jemi gjithmonë të hapur për të bashkëpunuar në të mirë të mjedisit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, është shprehur ministrja Reshitaj.

Ndërkohë, avokati i popullit, Hilmi Jashari, shprehu mirënjohje për ministren dhe për gatishmërinë e saj që të bashkëpunojë me këtë institucion.

Jashari kërkojë nga ministrja që inspektorët e MMPH-së të shqiptojnë gjoba direkt për operatorët që shkelin ligjin duke thënë se nuk është e nevojshme që ato të dërgohen direkt në gjykatë.

“Ligji ia mundëson inspektoratit të shqiptojë gjoba. Ato mund të shkojnë për shqyrtim në Gjykatë vetëm nëse pala ndëshkuese ankohet. Unë me përgjegjësi të plotë them se inspektorati ka të drejtë ligjore të shqiptojë gjoba pa pasur nevojë që ato t’ia përcjellë gjykatës”, është shprehur Jashari.

Reshitaj e Jashari u dakorduan që ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe me vizita në terren për të parë nga afër gjendjen e mjedisit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme