Ministrja Nagavci thotë se po e zgjedhin një problem shumëvjeçar në arsim, ka të bëj me verifikimin e diplomave

15:25 | 22 Korrik 2022
A Z

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se problem me verifikim e diplomave për studentët kosovarë po i vije fundi.

Nagavci ka krijuar një komision për të trajtuar këto raste.

Ajo bëri të ditur se deri më tani kemi trajtuar me sukses deri më tani problemin e verifikimit të diplomave për 15.468 studentë.

Postimi i plotë:

Edhe një problem shumëvjeçar drejt zgjidhjes – kemi trajtuar me sukses deri më tani problemin e verifikimit të diplomave për 15.468 studentë.
Dhjetëra mijëra studentë të Kosovës që kanë përfunduar studimet në arsimin e lartë, për një kohë të gjatë nuk kanë mundur t’i verifikojnë diplomat e tyre dhe si rrjedhojë nuk kanë mundur t’i përdorin ato për shkollim apo punësim jashtë vendit. Kjo për shkak të problemeve të krijuara me librat amëz, si pasojë e rënies pre e mashtrimeve, apo edhe e neglizhencës dhe gabimeve të zyrtarëve të caktuar.
Me qëllim të gjetjes së zgjidhjes, kam formuar një komision për të trajtuar këto raste. Përfundimisht, pas kaq shumë vitesh, Komisioni deri më tash ka bërë zgjidhje për 15.468 raste dhe tashmë këta studentë mund t’i përdorin diplomat dhe të vazhdojnë me planet e tyre për të ardhmen.
Komisioni do të vazhdojë me trajtimin e rasteve të studentëve të cilët janë dëmtuar pa fajin e tyre. Ndërkaq, për shkak të dyshimeve për keqpërdorime në këtë proces, ka raste që i kemi adresuar në organet e drejtësisë dhe presim që ato të trajtohen./arbresh.info/

 

Të ngjashme