Google ADS

Ministrja Nagavci: Nga periudha 2021-2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla

12:22 | 30 Mars 2022
A Z

Ministrja e Arsimit, Shkencёs, Teknologjisё dhe Invacionit, Arbёrie Nagavci, dhe ministri i Punёve tё Brendshme, Xhelal Sveçla, raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione për rastet e dhunёs nёpёr shkolla, si dhe masat e ndёrmarra nga ana e institucioneve kompetente.

Ministrja Nagavci tha se vetëm gjatë periudhës 2021-2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla.

Sipas saj, aktualisht janë vetëm 28 inspektorë.

“Ka ende të dhëna që nuk janë të raportuara. Gjate periudhës 2021-2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla. aktualisht janë vetëm 28 inspektorë”,tha ajo.

Nagavci tutje tha se kemi bërë kërkesë edhe për 83 inspektorë për shkak te numri te vogël të tyre në kuadër të MAShT-it./arbresh.info/

 

 

Të ngjashme