Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ka marrë pjesë në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, ku ishte ftuar të raportojë për gjendjen e edukimit fizik, shëndetësor dhe sportiv të nxënësve në shkollat e të gjitha niveleve.
Anëtarja e këtij komisioni nga LDK, Vlora Dumoshi ka pyetur se pse nuk po merr pjesë ministrja kur diskutohet për një temë të rëndësishme.
Kryetari i Komisionit, Ardian Gola tha se ministrja Nagvaci kishte një agjendë super të ngarkuar.
“Ministrja Nagavci ka pasur një agjendë super të ngarkuar të caktuar më herët dhe nuk ka pasur mundësi të vijë sot”, ka thënë Gola.
Nga opozita kanë kërkuar që të lajmërohen paraprakisht kur ministrja nuk shkon në komision./rtk
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë