Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, me bashkëpunëtorë, kanë pritur një grup vajzash përfituese të bursës STEM, e cila është ndarë për herë të dytë vitin e kaluar dhe si qëllim kryesor ka mbështetjen e vajzave që studiojnë në këto fusha.
Me këtë rast, ministrja Nagavci ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e vendosur që të vazhdojë të mbështesë financiarisht të gjithë studentët, por tha se ka në fokus vajzat, sidomos ato që studiojnë në këto fusha.
Ministrja i porositi vajzat që të ndikojnë në komunitetet e tyre dhe të bëhen edhe vet shembull i mirë për fuqizimin e vajzave dhe grave, gjë e cila do të ndikojë në zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi dhe të shtetit tonë.
Përmes vajzave që ishin prezente në takim, ministrja Nagavci përçoi mesazhin te të gjitha vajzat në Kosovë, se mund të llogarisin gjithmonë në bashkëpunimin e
Ministrisë së Arsimit për ide dhe aktivitete që mendojnë se janë të dobishme për t’u realizuar.
Ndërkaq, rektori i UP-së, Qerim Qerimi theksoi se, Universiteti po shqyrton mundësi për programe të reja të mbështetjes për studentët, pra edhe për vajzat, ndërsa tha se vajzat që studiojnë në fushat STEM ofrojnë mundësi zhvillimi për të ardhmen. /arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit