Ministrja Jankovska: Do t’i mbështesim kadetët e Kosovës në arsimim

11:49 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska, ka vizituar Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ajo është pritur nga Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha i cili ka thënë se kanë biseduar për objektivat e arritura.

“Biseduam për bashkëpunimin e mirë që e kemi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë dhe Ministrisë tonë. Ky bashkëpunim është i fokusuar i arsimimin e kuadrove të kadetëve. E njoftuam për kapacitetet tona siç është qendra regjionale e kërkim shpëtimit”, ka thënë ai.

Ministrja Radimla Shekerinska-Jankovska ka thënë se kjo është vizita e saj e parë në Prishtinë.

“Kjo vizitë është dëshmi se sa dy qeveritë janë të përcaktuara në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndër-shtetrore. Kjo tregon se sa e mirëpritëm në pjesëmarrjen e ministrit Berisha në formatin në Ohër dhe në SHBA. Këtë do ta dëshmojmë edhe në vitin 2018 kur e mirëpresim mbledhjen e dy qeverive”, ka thënë ajo.

Sipas saj kadetët e rinj janë liderët ushtarak të së ardhmes të dy shteteve.

“Nëse ata mësojnë se si të bashkëpunojnë mes vete atëherë edhe dy shtetet tona do ta kenë këtë bashkëpunim. Plani ynë është që arsimimi ushtarak të vazhdojë edhe më tej në bashkëpunim. Ne do ta përshtatim akademinë tonë me standardet më të larta të NATO-së ashtu që edhe të gjithë kadetëve në rajon t’ua ofrojmë këtë arsimim”, theksoi Jankocska.

Ministrja Jankovska ka thënë se shpejt do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës e Maqedonisë.

“Pres gjatë këtij muaji ta nënshkruajmë planin për bashkëpunim në mes dy institucioneve tona dhe të bashkëpunojmë me qendrën tuaj për kërkim dhe shpëtim. Qeveria e re e Maqedonisë dëshmoj se e vë popullsin në prioritetet e para strategjike. Anëtarësimi në Nato është strategji e mirë”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme