Google ADS

Ministrja Hykmete Bajrami i dërgon telegram ngushëllimi familjes Blaku

16:06 | 20 Mars 2020
Arbresh.info

Ministrja e Arsimit, Shëncës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmet Bajrami, i ka shprehur ngushllime familjes Blaka, për humbjen e profesorit universitar, Rifat Blaku.

Ministrja Bajrami në telegramin e saj të ngushëllimit shpreh humbjen e madhe për familjen Blaku, thuhet në telegram ngushëllimin e saj, transmeton arbresh.info.

Ne fund ajo ka shprehur se edhe në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, i shprehin familjes Blaku ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Telegrami i ngushëlimit i ministres Bajrami;

“E nderuara familje Blaku,

Me pikëllim të thellë mësuam lajmin për vdekjen e profesorit të nderuar universitar, Rifat Blaku. Profesor Blaku ka dhënë kontribut të rëndësishëm si profesor universitar, si studiues i zellshëm në fushën e demografisë dhe si aktivist për çështjen kombëtare. Vdekja e profesor Blakut është humbje e madhe për familjen, për kolegët, për miqtë dhe vendin tonë.

Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe në emrin tim, ju shpreh Juve familje Blaku ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Me respekt, Hykmete Bajrami”/arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme