Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ajo përmes një statusi në Facebook ka thënë kjo shpallje është arritur me sakrifica të jashtëzakonshme të qytetarëve, por edhe me përkrahjen e pa lëkundër të ndërkombëtarve.
Më tej, ajo shtoi se “me vendosmëri po e çojmë agjendën tonë integruese përpara, brenda vlerave integruese euro-atlantike”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Postimi i plotë:
Qytetarë të Republikës së Kosovës, gëzuar 10 vjetori i Pavarësisë!
Para 10 vitesh, u shpall Pavarësia e Republikës së Kosovës, pas një përkushtimi dhe besimi të patundur të gjeneratave të tëra për shtet të pavarur. Kjo u arrit, duke bërë sakrifica të jashtëzakonshme të qytetarëve tanë, por edhe me përkrahjen e palëkundur të miqve ndërkombëtar.
Ne jemi të lumtur sot, sepse po e jetojmë ëndrrën shekullore për ta udhëhequr vendin tonë, brenda familjes së madhe evropiane. Ne, me vendosmëri po e çojmë agjendën tonë integruese përpara, brenda vlerave integruese euro-atlantike. Ne kemi përgjegjësinë ta zhvillojmë vendin tonë, ta fuqizojmë sundimin e ligjit dhe të rikthejmë vëmendjen te mirëqenia e qytetarëve.
Këto dhjetë vite, kemi arritur shumë, por, edhe shumë na ka mbetur për të bërë. Ne nuk do të ndalemi së punuari që të avancojmë dhe përafrojmë vendin dhe qytetarët tanë me vlerat që gjatë historisë ishte, është dhe mbetet, jo vetëm në këtë jubile, por përjetësisht, pjesë e Evropës, mirëfilli.
Urime dhe gëzuar 10 vjetori i Pavarësisë!
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë