Ministrja e Integrimit Evropian të Kosovës, Dhurata Hoxha, ka komentuar analizën e organizatës Freedom House mbi problemet e vërejtura në Kosovë gjatë vitit të fundit, por edhe lidhur me ambiciet dhe sfidat e Kosovës.
Ajo tha se qeveria e Kosovës ka miratuar së fundi 11 ligje, që janë të lidhura me luftën kundër korrupsionit.
“Shpresojmë që këto ligje të plotësojnë zbrazëtirat dhe do të na ndihmojnë të jemi më efikasë e të ketë llogaridhënie më të madhe”, tha ministrja Hoxha, në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Ajo tha se ka shpresa që brenda vitit qytetarët e Kosovës të lëvizin lirisht në vendet e BE-së, sikurse fqinjët e tyre dhe se më 17 prill presin raportin e vlerësimit të kritereve që i janë vendosur Kosovës për të përparuar në integrimet evropiane.
E pyetur lidhur me incidentin e kohëve të fundit të deportimit të 6 shtetasve turq në Ankara, ajo tha se ka filluar një hetim që pritet të përfundojë shumë shpejt.
“Nga ky hetim do të kemi një raport shumë transparent, me të cilin do të njihet jo vetëm populli i Kosovës, por edhe partnerët ndërkombëtarë”, tha ajo.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?