Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u prit në një takim Matti Maasikas, zv/ministër për çështje evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Hoxha tha se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.
Ministrja Hoxha vlerësoi lartë Estoninë si vend që vazhdimisht ka përkrahur Kosovën në rrugën e saj integruese dhe pret që edhe më tej të kemi përkrahjen, në veçanti tash në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku do të vendoset për liberalizimin e vizave.
“Për vendin tonë, pas konfirmimit nga Komisioni Evropian se i kemi plotësuar të gjitha kriteret, është prioritet dhe domosdoshmëri liberalizimi i vizave. Në këtë drejtim, kërkoj mbështetjen e Estonisë dhe votën pro në Këshillin e Ministrave në mënyrë që qytetarët tanë të lëvizin të lirë dhe më në fund të jenë të barabartë me qytetarët e vendeve tjera fqinje”, theksoi Ministrja Hoxha.
“Zv. Ministri Matti Maasikas, e siguroi Ministren Hoxha se Estonia do ta mbështes me votë pro liberalizimin e vizave për Kosovën dhe theksoi se Estonia gjithnjë ka qenë përkrahëse e proceseve të rëndësishme për Kosovën sidomos kur bëhet fjalë për proceset integruese dhe përgëzoi Ministren Hoxha për punën dhe përkushtimin e saj për të avancuar drejt integrimit evropian të Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...