Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, sot ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, në kuadër të takimeve me fokus në çështjen e liberalizimit të vizave.
Sipas një komunikate nga MIE, Hoxha theksoi të arriturat dhe sfidat e procesit, duke vënë në spikamë luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe përkushtimin e zbatimit të rekomandimeve nga Raporti për vendin.
“Angazhimi ynë është maksimal që të plotësojmë kriterin e liberalizimit të vizave.Ne ia kemi arritur dhe presim së shpejti sinjale pozitive për të arriturat tona. Por, me kaq nuk përfundon angazhimi ynë, liberalizimi i vizave do të lehtësoj procesin e mëtejmë integrues duke përmirësuar komponentët e veçantë si zhvillimin ekonomik, rritja e aftësisë konkurruese, arsimimin dhe aspekteve tjera me prioritet”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se Italia ishte krah Kosovës, andaj pret që edhe më tej të ketë përkrahje në Bruksel por edhe instancat tjera.
Ambasadori Sardi e pëlqeu dinamizimin e procesit të cilin janë duke e ndërmarrë institucionet qendrore dhe lokale si dhe rikonfirmoi përkrahjen jo vetëm për liberalizimin e vizave por edhe zbatimin e MSA-në, Agjendës Evropiane të Reformave dhe reformat ekonomike, bën të ditur njoftimi nga MIE.
Të gjitha këto, theksoi Ambasadori Sardi, do të ndikojnë në procesin integrues, duke ofruar edhe bashkëpunim në këtë drejtim.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se Kosova e meriton liberalizimin e vizave, ka progres por angazhimi në proces nuk duhet të ndalet.
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...