Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka raportuar në Komisionin për Integrim lidhur me ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ministrja ka përmendur edhe ndërtimin e sallës koncertale dhe sipas saj, mjetet për këtë sallë janë ndarë për vitin e ardhshëm dhe nuk janë humbur.
“Për sallën koncertale në komunën e Prishtinës lidhjen me prononcimin e Ahmetit se MIE ka bërë ri-densitimin e mjeteve këtu, dua të sqaroj dhe të jap edhe një lajmë të mirë se sot gjatë ditës pranoj letrën për ta nënshkruar se fonde janë bartur në vitin e ardhshëm. Pra salla do të ndërtohet vitin e ardhshëm, nëse Ahmeti ka vullnet dhe angazhohet qe të gjej vendin dhe lokacionin. Këto fonde nuk janë ridestinuar. Menaxhimi fondeve është i formës së centralizuar, është BE ajo që vendosë për fondet e jo Kosova”, ka thënë ajo.
Hoxha tha se fondet e IPA-së në vlerë 95 milionë euro do të investohet në disa sektorë.
“Kërkoj përkrahjen të shtyhet ratifikimi i kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje rregullon programin IPA 2019 shuma totale 94.7 milionë euro. Do të përkrahet procesi i integrimit evropian”.
“Do të ketë reforma në sektorin e drejtësisë, sektorin e energjisë, mjedisit, fushën e arsimit. Këto projekte do të zbatohen tenderimi do të kryhen nga zyra e BE-së”.
Hoxha gjithashtu ka dhënë përgjigje edhe për marrëveshjen me kompaninë “Madison” e cila do të këshilloj ministrinë.
“Lobimi dhe këshillimi është praktikë e njohur, duke u ballafaquar me lobimin negativ nga Serbia me qindra miliona euro lobim kundër Kosovës kjo është me e pakta që mund të bënim”.
“Serbia shpenzon miliona në lobim në 1.45 milion euro në ditë. Baza ligjore e lejon konfidencialiteit me interes shtetëror por fakti se kjo është plotësisht publike nuk ka asgjë për të fshehur asnjë centë nuk do te shpenzohet pa e pasur shqyrtimin në bazë të kontratës”.
Hoxha në këtë më këtë mbledhje ka bërë të ditur fillimin e fushatës së brendshme në lobim për liberalizimin e vizave.
“Ne si ministri kemi lidhur fushatë për liberalizimin e vizave dhe pre sta përkrahin dhe të behni pjesë e kësaj. Kjo fushatë për liberalizim MSA dhe era është edhe detyrim dhe obligim që rrjedh nga MSA”.
Hoxha tha se nuk mund të jepen afate të sakta në këtë drejtim.
“Nuk jepen afate të qarta dhe veprime se cilat do të ndërmerren se kur mund të flitet në vendim në Këshillin e Ministrave”.
“Qëndrimet mund të them se disa nga shtet kanë hezitime mirëpo janë qëndrime të tyre shtetërore nga këtu hezituese Franca, Belgjika, Holanda Spanja dhe Qipro”.
“Sa i përket Gjermanisë është konfirmuar që do të përkrahin. Ajo që kemi vërejtur nuk kemi pasur gatishmëri që të fusim liberalizimin në agjendë madje as nga Gjermania”.
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...