“Ne jemi ende optimist që i gjithë procesi i liberalizimit të vizave të përfundoj në fund të këtij viti”, këto janë fjalët që i tha sot në një konferencë për media Ministrja e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha, shkruan arbresh.info
Në fund të këtij muaji ose eventualisht në fillim të muajit korrik Kosova do të marr rekomandimin që besohet të jetë pozitiv për liberalizimin e vizave, tha me tej ministrja.
“Asnjëherë nuk ka qenë e planifikuar që rekomandimi të dal nga këshilli, rekomandimi pritet të dal në ditët e fundit të qershorit apo në fillim të korrikut. Rekomandimi presim të dal pozitiv”
“Pas kësaj synimi ynë është që të kemi një proces vendimmarrës pa vonesa. Ne i kemi plotësuar kriteret dhe fazat tjera janë në duart e institucioneve të BE-së që të marrin vendime. Qëllimi ynë është të ti inkurajomë për rezultatet tona. Para pushimeve të verës do të dalin me një rekomandim dhe pas kësaj do të votohet ky rekomandim”.
“Nëse këto shkojnë, siç thuhet do të filloj dialogu, qe do të fillojë gjatë shtatorit. Ne jemi ende optimist që i gjithë ky proces mund të përfundoj në fund të këtij viti”.
Në këtë konferencë Ministrja Hoxha njoftoi se gjatë takimeve që i ka pasur euro deputetë ka marrë premtimet e tyre se do të votojnë “pro” liberalizimit të vizave.
“Në takime u fokusova të informojë euro deputetët që Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshëm në udhëtimin e Kosovës për liberalizim. Kosova do të vazhdoj me luftimin e korrupsionit dhe krimit të integruar. Kërkova nga euro deputetët përkrahje për Kosovën. Të gjithë euro deputetë do të votojnë për Vendimit në komunitetin libe do të votojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën”.
Ministrja shtoi se do të jenë në komunikim intensivë me vendet e BE-së./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...