Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha do të raportoj sot para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me punën dhe aktivitetet e ministrisë që drejton.
Komisioni po në mbledhjen e sotme do te bej shqyrtimin e Projektligjit për shërbime, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Po ashtu do të behët edhe shqyrtimi i Projektligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike , me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
Po në ketë mbledhje do të shqyrtohet edhe Projektligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Deputetët e Komisionit për Shëndetësi presin në takim presid...
Mblidhen sot katër komisione parlamentare
Harris apo Trump, amerikanët votojnë për presidentin e ri
Osmani merr pjesë në lanisimin e raportit të UNICEF-it mbi n...
Moti për sot në Shqipëri
Vazhdon dëshmin Shukri Buja në Hagë