Google ADS

Ministrja Hoxha përshëndet deklaratën e raportueses Fajon

22:49 | 13 Prill 2018
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një postim në rrjetin social, ka përshëndetur deklaratën e raportueses së Parlamentit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, znj. Tanja Fajon, duke i dhënë notë pozitive Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Ministrja ka shkruar se “këto deklarime të Zonjës Fajon, janë shumë inkurajuese, para publikimit të Raportit të progresit si dhe konfirmimit të progresit të madh që është bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Këtu është postimi i plotë i Ministres Hoxha:

“Raportuesja e Parlamentit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, Tanja Fajon, sipas mediave, i ka dhënë notë pozitive Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Këto deklarime të Zonjës Fajon, janë shumë inkurajuese, para publikimit të Raportit të progresit si dhe konfirmimit të progresit të madh që është bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Mirëpresim vlerësimet nga Komisioni Evropian që ta njoh progresin e arritur.

E falënderoj sinqerisht Zonjën Fajon për angazhimin e saj dhe vendosmërinë e shprehur për të proceduar sa më shpejt çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme