Ministrja Hoxha: Në procesin integrues, përvoja sllovake e mirëseardhur

19:58 | 8 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar sot Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Ljubomir Batary.

Në takim u theksua se institucionet e Kosovës në rrugën e saj integruese janë të interesuara të vazhdojnë bashkëpunimin me Sllovakinë në të gjitha fushat e interesit të përbashkët e në veçanti përvojën dhe ndihmën në procesin integrues.

“Jemi të përkushtuar në avancimin e demokracisë dhe rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit. Përkrahja nga Sllovakia, për vendin tonë është e mirëseardhur sepse synojmë vlerat e njëjta, vlerat euro-atlantike. Në këtë drejtim, përkushtimi ynë është i pandalshëm”, theksoi ministrja Hoxha.

Më tej, Ministrja Hoxha, ka kërkuar që shteti i Sllovakisë, si vend i Bashkimit Evropian, ta njoh shtetin e Kosovës, duke e falënderuar edhe një herë për njohjen e pasaportave të Kosovës.

Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Ljubomir Batary, e uroi ministren Hoxha për detyrën duke shprehur përkrahjen e mëtejshme të Sllovakisë për proceset integruese evropiane të Kosovës dhe se Sllovakia do të jetë përkrahëse e Kosovës në sfidat e këtij procesi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme