Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka përkujtuar me nderim, dy data të rëndësishme, më 24 Mars. Ajo ka përkujtuar fillimin e Epopesë së Dukagjinit dhe fillimin e bombardimit të caqeve ushtarake serbe, nga ana e Aleancës Veri-atlantike, shkruan arbresh.info.
Ministrja Hoxha në rrjetin social ka shkruar “me nderim kujtojmë rezistencën mbinjerëzore pas asaj të Jasharajve, qëndresën heroike të Haradinajve, përball ushtrisë e policisë okupatore,
Ja postimi i Ministres Hoxha:
“Në 20 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, me nderim kujtojmë rezistencën mbinjerëzore pas asaj të Jasharajve, qëndresën heroike të Haradinajve, përball ushtrisë e policisë okupatore.
Po ashtu, sot, para 19 vitesh, filloi të tronditet me themel, okupimi serb, nga Aleanca më e fuqishme që njeh bota, NATO-ja, duke filluar bombardimi i caqeve ushtarake serbe.
Lavdi e përjetshme heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Nderim i përjetshëm shteteve anëtare të NATO-s dhe vendeve demokratike që u gjenden pranë nesh!”/arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë