Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha po qëndron sërish për vizitë zyrtare në Vjenë, me ç’rast ka takuar Peter Goldgruber, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Austrisë.
Në këtë takim Ministrja Hoxha kërkoi përkrahjen e Austrisë për votimin në Këshillin e Ministrave për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Përkrahja e Austrisë, për procesin e liberalizimit te vizave është e domosdoshme për shumë arsye”, theksoi Ministrja Hoxha duke e njoftuar sekretarin e shtetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të arriturat në fushën e sigurisë, migracionit dhe në veçanti sigurisë së kufijve.
Andaj, Ministrja Hoxha kërkoi përkrahjen e Austrisë që liberalizimi i vizave të vihet në agjendën e Këshillit të Ministrave sa më parë që të jetë e mundur. Ministrja Hoxha, po ashtu, theksoi rëndësinë që BE të mbajë premtimet e dhëna dhe pas plotësimit të kritereve të mos i ndëshkoj qytetarët tanë.
Sekretari i shtetit, Goldgruber, e konfirmoi mbështetjen për Kosovën në procesin integrues dhe liberalizimin e vizave për mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave, duke theksuar se Austria do të jetë vazhdimisht krah i fuqishëm edhe për integrimin në organizatat ndërkombëtare.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...