Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka deklaruar se strategjia e zgjerimit të BE-së, që do të publikohet në shkurt 2018, duhet të përcaktojë hapat konkret për anëtarësimin e Kosovës në BE, që mund të jetë fillimi i negociatave, si dhe një datë të mundshme e pranimit.
Kosova ka marrëdhënie të mira me vendet fqinje, ka theksuar ministrja Hoxha në një intervistë për Agjencinë austriake (APA), deri ka shtuar se Serbia refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, është e qartë që marrëveshja për dialog nuk mund të vazhdojë pafundësisht duke shtuar se qëllimi i Kosovës është njohja e ndërsjellë e plotë dhe normalizimi i marrëdhënieve.
Ndërsa ajo vë në dukje se për Serbinë, gjithashtu, kjo është një parakusht për anëtarësimin në BE dhe se asnjëra prej shteteve nuk dëshiron të parandalojë hyrjen e njëri-tjetrit në BE.
Ministrja Hoxha ndër të tjera ka thënë se plani për vitin 2018 është të çoj përpara reformat në sundimin e ligjit, ekonominë, konkurrencën dhe arsimin.
“Në pesë shtetet anëtare të BE-së (Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja), të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, nuk shohin asnjë pengesë pasi që Kosova mban marrëdhënie pragmatike me ta. Ajo ka shtuar se së shpejti Parlamenti do të vendosë për marrëveshjen kufitare me Malin e Zi. Shpresoj që votimi të jetë pozitiv, kështu që kosovarët nuk do të janë qytetarët e vetëm të izoluar në Evropë”, tha Hoxha.
Sipas saj, aktualisht, kosovarët janë të vetmit evropianë që duhet pajisur me vizë për të hyrë në BE.
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...