Google ADS

Ministrja Hoxha: Jemi në prag të liberalizimit të vizave

11:19 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane në të cilin është ftuar edhe Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha po diskutohet lidhur me Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian për Shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Hoxha tha se deri më sot kanë pranuar një draft dhe deri sa janë duke zhvilluar këtë takim strategjia është duke u plotësuar.

“Kam kërkuar që Koosva të përfshihet në këtë strategji me një  gjuhë konkrete dhe të qartësuar. Kuptohet që rruga drejt anëtarësimit në BE është individuale por në anën tjetër ne kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në mënyrë sa më precize në këtë strategji. Në këtë drejtin ne i kemi pasur qëndrimet tona shumë të qarta”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se jemi në prag të liberalizimit të vizave.

Ministrja Hoxha tha se qytetarët e Kosovës presin nga institucionet e Kosovës që tu sigurojnë lëvizje të lirë në Evropë dhe kjo gjë shkon përtej strategjisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme