Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane në të cilin është ftuar edhe Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha po diskutohet lidhur me Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian për Shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Ministrja Hoxha tha se deri më sot kanë pranuar një draft dhe deri sa janë duke zhvilluar këtë takim strategjia është duke u plotësuar.
“Kam kërkuar që Koosva të përfshihet në këtë strategji me një gjuhë konkrete dhe të qartësuar. Kuptohet që rruga drejt anëtarësimit në BE është individuale por në anën tjetër ne kemi kërkuar që Kosova të përfshihet në mënyrë sa më precize në këtë strategji. Në këtë drejtin ne i kemi pasur qëndrimet tona shumë të qarta”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se jemi në prag të liberalizimit të vizave.
Ministrja Hoxha tha se qytetarët e Kosovës presin nga institucionet e Kosovës që tu sigurojnë lëvizje të lirë në Evropë dhe kjo gjë shkon përtej strategjisë.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër