Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka dënuar aktin e tmerrshëm të vrasjes mbrëmë në Gjakovë, ku u vranë nëna dhe bija e saj 9 vjeçare.
Në rrjetin social, Ministrja Hoxha ka shkruar se “Pas këtij akti kriminal, veprimet kundër kësaj dukurie të tmerrshme të krimit në familje, duhet të jenë të fuqishme si përgjigje ndaj çdo krimineli që çon dorë kundër gruas, fëmijëve dhe dhunës në familje në përgjithësi”.
Ja postimi i Ministres Hoxha, në rrjetin social:
Mbrëmë, akti makabër në Gjakovë, ku u vranë nëna dhe bija e saj, është tronditje për të gjithë qytetarët dhe institucionet e vendit. Si nënë, grua, qytetare e këtij vendi dhe Ministre e Qeverisë së Republikës, e dënoj fuqishëm këtë akt. Ky rast dhe të tjera raste që kanë ndodhur në të kaluarën, duhet të ngjall ndërgjegjësimin për secilin qytetar dhe bartës të përgjegjësive institucionale, duke i thënë stop vrasjes dhe krimit ndaj gruas, ndaj fëmijës. Ky krim është krim ndaj familjes dhe vlerave familjare të shoqërisë sonë. Pas këtij akti kriminal, veprimet kundër kësaj dukurie të tmerrshme të krimit në familje, duhet të jenë të fuqishme si përgjigje ndaj çdo krimineli që çon dorë kundër gruas, fëmijëve dhe dhunës në familje në përgjithësi.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...