Ministrja e integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pa s lajmit për arritjen e konsensusit për ratifikimit të demarkacionit, ka theksuar se “është lajm i shumëpritur, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe për miqtë tanë”.
Ministrja Hoxha ka theksuar se izolimit po i vjen fundi. Ajo më tej ka shkruar se “me punë e përkushtim gjithëpërfshirës së bashku me institucionet e BE-së, arrijmë duke zbatuar procedurat dhe matshmërinë e zotimeve tona, në fushën e sundimit të ligjit, rritjes ekonomike, mirëqenies së qytetarëve dhe të gjitha vlerat tjera të cilat i aspirojmë si shtet”.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Arritja e konsensusit për ratifikimin e demarkacionit, është lajm i shumëpritur, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës por edhe për miqtë tanë. Me këtë konsensus, u rikonfirmua rruga jonë integruese euro-atlantike, konsensusit tonë nacional. Izolimit po i vjen fundi.
Pas ratifikimit të demarkacionit, fillojnë procedurat për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Me punë e përkushtim gjithëpërfshirës së bashku me institucionet e BE-së, arrijmë duke zbatuar procedurat dhe matshmërinë e zotimeve tona, në fushën e sundimit të ligjit, rritjes ekonomike, mirëqenies së qytetarëve dhe të gjitha vlerat tjera të cilat i aspirojmë si shtet.
Dita e sotme dëshmoi se vullneti i krerëve politik të Kosovës kurrë nuk ka munguar për të sjell ndryshime të shumëpritura për secilin qytetar. Qytetarët mbi të gjitha!”
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...