Ministrja për Integrime Europiane, Dhurata Hoxha, është shprehur se, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së MSA’së, Kosova i ka hyrë shumë proceseve të ndryshme të reformave në shumë segmente, ndërsa ka theksuar se klasa politike në Kosovë duhet me të unifikohet për ratifikimin e Demarkacionit.
Sipas saj, për Kosovën është shumë e rëndësishme të prodhojë rezultate dhe të zbatojë sa më shumë programin e MSA’së.
“Ministria e Integrimeve ka planifikuar një strategji të re komunikimi me i informu drejt qytetarët për proceset e integrimit në BE, por nuk duam që me kriju pritje të rrejshme”, thotë Hoxha.
Ministrja Hoxha shprehet se është ithtare e hyrjes në BE si pako e vendeve të Ballkanit, të cilat ende nuk janë pjesë e BE’së.
Duke folur për përfitimet nga ky integrim, Ministrja Hoxha përmend përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, zhvillimin më të qëndrueshëm të ekonomisë, sundim të ligjit, fuqizim te prodhuesve tanë etj.
“Gjithashtu, ka përfitime për te rinjtë, te kenë mundësi më te mira të arsimimit ne universitetet e BE’s”, ka treguar Hoxha në Rrokum TV.
Ministrja Hoxha ka folur edhe për çështjen e liberalizimit te vizave, duke u bërë thirrje liderëve politikë në Kosovë që ta kryejnë Demarkacionin.
“Klasa politike në Kosovë duhet të unifikohet që të ratifikoj Demarkacionin me Malin e Zi, në mënyre që qytetarëve të lëvizin lirshëm ne BE”, thotë ajo.
Hoxha e pranon se Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave nuk është i drejtë./Rrokum.TV/
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...