Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot burgun e Dubravës, ku nga Zëvendësministri i Mbrojtjes, Enver Dugolli, ka dëgjuar rrëfimin e tij rreth krimeve që kishin ndodhur në këtë burg nga ushtria e Millosheviqit.
“Sot vizitova burgun e Dubravës, por kësaj here me një tjetër ndjenjë dhe respekt. Së bashku me mua ishte dhe zv. Ministri i Mbrojtjes, Enver Dugolli”.
“Ishte rast më i mirë për të dëgjuar prej tij rrëfimin mbi çka ndodhur gjatë atyre ditëve kur kryhej gjuetia më makabre e njerëzve. Nga njëra anë ishte ushtria pushtuese e Milosheviçit që gjuante me të gjitha armët mbi të burgosur politikë te pambrojtur. Dubrava u kthye në një skenë madhështore të eksterminimit masiv. Është një ndër krimet më të brutalë të shekullit”.
“Data 22 maj na mbetet ende një problem ndërgjegjeje dhe drejtësie. Falemnderit Enver Dugolli për rrëfimin”, shkroi Haxhiu në postimin e saj në Facebook.
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...