Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, priti në takim Koordinatoren për Zhvillimin e Agjencioneve të OKB-së Ulrika Richardson, Maria Suokko- Përfaqësuese Residenciale e Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara, Visare Mujko, shefe e zyrës së UNFPA dhe Vlora Tuzi Nushi, shefe e zyrës UNWOMEN në Kosovë.
Në këtë takim, Haxhiu bëri të ditur prioritetet që ajo si Ministre i ka në fushën e Drejtësisë, raporton arbresh.info
E në këtë takim palët folën edhe për vetingun në Kosovë.
Njoftimi i Plotë:
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu së bashku me këshilltaren politike Nazlie Bala pritën sot në takim Koordinatoren për Zhvillimin e Agjencioneve të OKB-së Ulrika Richardson, Maria Suokko- Përfaqësuese Residenciale e Programit Zhvillimor të Kombeve të Bashkuara, Visare Mujko, shefe e zyrës së UNFPA dhe Vlora Tuzi Nushi, shefe e zyrës UNËOMEN në Kosovë.
Në këtë takim u diskutuan prioritetet e Qeverisë për punë dhe drejtësi, prioritete këto që janë të ndërlidhura me mandatin e Ministrisë së Drejtësisë për nismat ligjore në fushat që adresojnë çështjen e vetingut, krimit dhe korrupsionit, konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, ndihma juridike, dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore.
Përveç çështjeve që kanë të bëjnë më vështirësitë e zbatimit të legjislacionit, po ashtu u diskutua për më shumë bashkëpunim dhe koordinim të aktiviteteve në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut.
Palët shprehën vullnetin për të shtuar takimet dhe bashkëpunimin në veçanti në çështjet e interesit të përbashkët institucional./arbresh.info/
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja