Ministrja Haxhiu, ka pritur sot në takim Ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, e cila fillimisht e ka uruar Ministren për detyrën e re.
Gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu e ka njoftuar Ambasadoren Stjernvall me prioritetet dhe objektivat të cilat synon t’i realizon gjatë mandatit të saj si Ministre e Drejtësisë.
Në këtë takim u diskutua rreth projekteve konkrete, ku ndër të tjera ministrja Haxhiu theksoi edhe njëherë rëndësinë e madhe që ka mbështetja që mund ta merr nga shteti finlandez me qëllim për të përmirësuar sistemin e sundimit të ligjit në vend.
Ministrja Haxhiu ka përshëndetur gatishmërinë që ka ambasadorja për të bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë duke e parë si një partner shumë të rëndësishëm në bashkëveprim dhe koordinim të aktiviteteve në të ardhmen. /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...