Google ADS

Ministrja Haxhiu nuk beson se defekti me rrymë ishte shkaktar i zjarrit në IML, kërkon komision hetimor

12:09 | 23 Nëntor 2023
A Z

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas kritikave të opozitës lidhur me zjarrin që përfshiu dy ditë më parë Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Haxhiu tha se nuk beson që zjarri në IML ka ndodhur si pasojë e zjarrit.

“Hetimet preliminare thonë që zjarri ka ndodhur sepse ka pasur një defekt në sistemin elektrik. Unë pajtohem me ata që duket pak e besueshme. Kjo sepse jo rrallë herë ka pasur situata kur IML është përballur me skandale të shumta”.

“Prandaj edhe në këto rrethana unë ju kërkojë me shpejtësi dhe pa vonesë që ta themeloni Komisionin Hetimor sepse kështu mendoj se do t’i ndihmoni Kosovës, IML-së në mënyrë që veprimet që kanë ndodhur deri më tani të adresohen dhe nuk po shoh deri më tani institucion tjetër që mund ta bëjë më mirë”, tha ajo./Arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme