Me ftesë të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është mbledhur Grupi Ndërministror Kundër Dhunës në Familje ku është diskutuar mbi përgjigjen institucionale dhe mos përgjigjen e disa nga institucioneve përgjegjëse të përmendura në rekomandimet e Institucionit të Avokatit të Popullit për rastin e 11 vjeçarës.
Përmes një komunikate për media nga Ministria e Drejtësisë, bëhet e ditur që në këtë takim është prezantuar dakordimi i arritur për formën e raportimit të Strategjisë Kombëtare Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës ndaj Grave 2022-2026, si dhe procesi për vendosjen e sistemit për mbikëqyrjen e hallkave elektronike për dhunuesit.
Sipas kësaj komunikate, në mbledhjen e kaluar të GNKDHF, ministrja Haxhiu ka prezantuar gjetjet e Institucionit të Avokatit të Popullit dhe rekomandimet e dalura nga ky raport për secilin institucion.
“Pas këtij takimi, të njëjtat janë dërguar edhe me shkresë zyrtare tek institucionet relevante”, thuhet në komunikatë.
Gjatë takimit të sotëm, ndër të tjera u diskutua për përgjigjet e institucioneve si dhe mos përgjigjet e disa prej tyre.
Ministrja Haxhiu ka vlerësuar se është shqetësuese që Këshilli Prokuroial i Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, nuk kanë kthyer përgjigje rreth rastit në fjalë, kjo sidomos kur bëhet fjalë për rastin e viktimave të dhunimeve seksuale fëmijë.
Për trajtimin e rastit të vajzës 11 vjeçare, Ministrja ka shprehur shqetësimin e saj për mos koordinimin institucional dhe mos veprimin e duhur në këtë drejtim. Andaj, Grupi Koordinues u dakordua për një takim urgjent të personave përgjegjës që të adresohet saktësisht dhe detajisht secili veprim dhe mosveprim i tyre.
Tutje, nga pranimi i planeve të veprimit dhe dokumenteve të tjera relevantë për rastin në fjalë, Ministria e Drejtësisë ka shprehur shqetësimin e saj për trajtimin dhe plotësimin shabllon të të gjitha dokumenteve në rastet që trajtohen dhe në takim u njoftua se ky format i dokumenteve nuk është përditësuar asnjëherë që nga viti 2003.
Ministrja dhe grupi janë dakorduar që menjëherë të adresohet kjo çështje dhe të fillohet puna në krijimin e formave dhe dokumenteve relevante në përputhje me zhvillimet shoqërore sepse nuk ka kuptim që për 20 vite të mos përditësohen format.
Grupi Ndërministror vlerësoi organizimin e punëtorisë gjithditore nga Ministria e Drejtësisë, pasi që nga e njëjta është arritur që të krijohet standardi i raportimit të institucioneve në zbatimin e plotë të aktiviteteve që dalin nga Strategjia Kombëtare Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës ndaj Grave 2022-2026.
Ministrja Haxhiu ka njoftuar Grupin se Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar buxhetin për blerjen e hallkave elektronike dhe tashmë Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar procedurat për pajisjen me hallka elektronike.
Duhet të theksohet se Ligji për Mbikëqyrje Elektronike ka hyrë në fuqi me 1 korrik 2015 dhe asnjëherë nuk ka filluar të implementohet. Mbikëqyrja elektronike do të kontribuojë në parandalimin e dhunës apo vrasjeve duke lehtësuar monitorimin e lëvizjes së dhunuesëve.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...