Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka marrë pjesë në mbledhjen e 133 të Komisionit të Venecias, në Venecia të Italisë.
Haxhiu përmes një video incizime nga Venecia e Italisë tha se në këtë komision ka prezantuar ndryshime për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas saj, Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve, siç tha ajo duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinion në muajin qershor të këtij viti.
“Në seancën e 133 të Komisionit të Venecias të mbajtur sot në Venecia prezantova ndryshimet për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimeve dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të hartuara nga grupi punues i Komisionit për Legjislacion nën linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Jam shumë e lumtur që pas prezantimit dhe diskutimit Komisioni i Venecias ka votuar pro ndryshimeve duke konstatuar adresimin e rekomandimeve dhe problemeve të identifikuara në opinion në muajin qershor të këtij viti. Raportuesit për Kosovën, theksuan se tashmë projektligji i ri parasheh një sistem të zbatueshëm të konfiskimit civil në Republikën e Kosovës. Për më shumë sipas tyre, bashkëpunimi më autoritetet e Kosovës ishte një shembull i mrekullueshëm i cili duhet të shërbej edhe për rastet e tjera”, ka thënë Haxhiu. /arbresh.info/
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...
Marrje ryshfeti/ Arrestohen dy zyrtarë komunalë në Graçanicë...
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...