Ministrja Haxhiu e akuzon LDK-në se montoi procese politike kundër VV-së

14:33 | 11 Shkurt 2023
A. B.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e cila në një konferencë që ajo të shkarkohet.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ata që po bëjnë zhurmë nëpër konferenca siç i ka quajtur, pa asnjë kuptim, kanë montuar procese politike të gjykimit ndaj VV-së dhe aktivistëve të saj.

“Prokuroria dhe gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite, pikërisht këta që sot bëjnë zhurmë pa përmbajtje, e mbajnë konferenca pa asnjë kuptim. Të njëjtit përmes njerëzve në sistem, jo rrallë herë kanë montuar procese politike të gjykimit ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj. Veprimet politike për të cilat jemi gjykuar kanë qenë përherë publike, sikurse deklarata ime në cilësinë e të pandehurës në linjë me të drejtat e mia që njihen me legjislacionin në fuqi. Thirrja ime e vazhdueshme është që prokurorët të ushtrojnë detyrën me profesionalizëm dhe të heqin dorë nga përndjekjet politike, sikurse po bëhet tash e 7 vite”, ka shkruar Haxhiu.

Duke përmendur disa iniciativa të Lëvizjes Vetëvendosje për drejtësinë tani që është në pushtet, Haxhiu ka thënë se Kosova do të bëhet vend ku nuk blihet gjyqtari a prokurori.

“Ndërkohë që askush nuk mund të pasurohet në emër të politikës apo nga ushtrimi i detyrës zyrtare. Krimi, korrupsioni, mitoja, haraçi nuk do të jenë më fjalët kyçe në Kosovë e as të ndonjë raporti të huaj ndërkombëtar siç ishin për 20 vite. Kosova do të bëhet vend i jetueshëm, për të gjithë, jo për të fortët. Kujdestaria juaj nuk e zbehë punën tonë, e ne gjithësesi do të jemi edhe më të kujdesshëm”, ka përfunduar ajo. /arbresh.info/

lexo edhe:

LDK: Albulena Haxhiu s’ka më kredibilitet të udhëheqë me drejtësinë, të dorëzohet vet ose të shkarkohet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme