Google ADS

Ministrja Haxhiu dhe kryesuesi i KGJK-së diskutojnë për Raportin për vendin

13:55 | 15 Nëntor 2023
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbajtur takim me Kryesuesin e Këshillit Gjyqsosr të Kosovës, Albert Zogaj.

Gjatë këtij takimi u disksutua edhe për Raportin për vendin si dhe zhvillimet në raport me zbaimin e Deklaratës së Zotimeve, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, Haxhiu e Zogaj folën edhe për administratën e sistemit të drejtësisë, funksionalizimin e Gjykatës Administrative si dhe aktivitetet e përbashkëta në kuadër të fushatës globale “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.

“Në takim me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, diskutuam për Raportin për vendin, zhvillimet në raport me zbatimin e Deklaratës së Zotimeve, administratën e sistemit të drejtësisë, planet për funksionalizimin e Gjykatës Administrative si dhe aktivitetet e përbashkëta në kuadër të fushatës globale “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore.”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info.

Të ngjashme