Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Republikën e Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Në një komunikatë për medie, thuhet se ministrja Haxhiu duke i uruar mirëseardhje e informoi ambasadorin Hovenier, për prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe progresin e shënuar deri më tani dhe objektivat në këtë drejtim.
“Ambasadori Hovenier, e njoftoi Ministren Haxhiu për angazhimin e tyre në çështje të rëndësishme me fokus në sundimin e ligjit dhe qeverisja e mirë”, thuhet aty.
Më tej sipas komunikatës, të dy palët përgëzuan bashkëpunimin e ndërsjellë deri tani dhe ritheksuan gatishmërinë për të thelluar edhe më tutje këtë bashkëpunim në drejtim të forcimit të rendit kushtetues e ligjor në Republikën e Kosovës./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...