Google ADS

Ministrja Hardinaj-Sutblla uron popullin e Eswatinit për Ditën e Pavarësisë

14:03 | 6 Shtator 2020
A Z

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla,  në emër të Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, ka uruar popullin e Eswatinit me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Kryediplomatja Haradinaj-Stublla, ka shprehur urimet e përzemërta për popullin e Eswatinit i cili sot shënon 52 vjetorin e pavarësisë.

Me këtë rast ministrja Haradinaj-Stublla, është shprehur se do të angazhohet për thellim të bashkëpunimit bilateral ndërmjet shteteve përkatëse.

Pavarësia  e Republikës së Kosovës është njohur nga Eswatini, më 12 prill të vitit 2010.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme