Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka paralajmëruar se sot është dita më e rëndësishme për Kosovën, në Uashington DC.
Nëpërmjet një statusi në profilin e saj zyrtar, ministrja Haradinaj-Stublla ka thënë se sot delegacioni i Kosovës hyn në Shtëpinë e Bardhë, që ka mandat dhe mirëbesim të dialogojë vetëm si shtet i pavarur dhe sovran përballë Serbisë, e cila do të duhej të ndihet e turpëruar që ulet në tavolinë përballë Kosovës në disavantazh, pa kërkuar falje për krimet gjenocidale, dhe pa vënë para drejtësisë kriminelët e luftës, transmeton arbresh.info.
Ndër të tjera, ajo ka shkruar se sot delegacioni i Kosovës ulet përballë Serbisë me këto parime të panegociueshme: ruajtjen e integritetit territorial, rendit kushtetues, dhe karakterin unitar të Republikës së Kosovës, me objektivin e vetëm për njohje reciproke me Serbinë.
Çdo gjë tjetër jashtë kësaj kornize parimesh, është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe NUK BESOJ se kemi rrezik për t’u shqetësuar, shkruan tutje ajo.
Ky është postimi i saj në Facebook:
https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/156011866144881?__xts__[0]=68.ARAbPHIHu_kRQEEjPpS05WKx4H-LVGTphG0EvwVrTT5LQwmM-CTDpTwBeVCkT1qtNtZdygA1tdgBDFWb-KfaM7KLme5gmKvwVCzIIa7602VTAbDDiXpwYQrYpogQs5lKE8Usf2cKrcmKzlmG2mFbfvq2grBdAzKU_C4pDPQ1fz6NXqedgUF2VKrrsg812Ve7jBr5dYE5_eqFE_V6TAJ13QWshxkdx0uuXkm-O2GD1xEz7FVdcOrP-at8EFkOrMtBPKi0sgulSgk-YJ9SmlfhmMrkiA2fPl5DbqODPAgnnInrep–1-ckn_g7xjG9TDdJDBAtjB6MgENoBQWpKTI&__tn__=-R
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...